LAJMI I FUNDIT:

Probleme të vazhdueshme ligjore – avokatët e Alec Baldwin kërkojnë që të hidhet poshtë padia e dytë kundrejt aktorit për të shtënat fatale në “Rust”

Probleme të vazhdueshme ligjore – avokatët e Alec Baldwin kërkojnë që të hidhet poshtë padia e dytë kundrejt aktorit për të shtënat fatale në “Rust”

Avokatët e Alec Baldwin kanë apeluar që të anulohet padia e dytë kundër aktorit për vrasjen fatale të kinematografes, Halyna Hutchins.

Të shtënat fatale ndodhën në xhirimet e filmit “Rust”, në një vendndodhje në Santa Fe, New Mexico, në nëntor.


Padia, e ngritur nga Mamie Mitchell, pretendon se aktori qëlloi me armë kur ajo nuk kërkohej në skenarin e Western.

Alec Baldwin (Foto: Evan Agostini/ AP)

“Asgjë në lidhje me pretendimet e paditësit nuk sugjeron se ndonjë nga të pandehurit, përfshirë edhe Baldwin, synonte që arma të ishte e mbushur me municion të vërtetë”, thanë avokatët, në dokumentet e shpërndara nga mediet amerikane.

“Mungesa e akuzave të tilla sigurisht që ka kuptim sepse incidenti me sa duket i paprecedentë në industrinë e filmave”.

Nuk kanë të ndalur telashet për Alec Baldwin - aktori paditet edhe nga motra dhe e veja e një marisni të vrarë në Afganistan
Lexo po ashtu Nuk kanë të ndalur telashet për Alec Baldwin - aktori paditet edhe nga motra dhe e veja e një marisni të vrarë në Afganistan

Parashtresat u bënë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles më 24 janar, sipas dokumenteve të marra.

Alec Baldwin (Foto: Twitter)

Ai po përballet gjithashtu me një tjetër padi të ngritur nga shefi i ndriçimit të filmit, Serge Svetnoy.

Ditë më parë, 63-vjeçari u padit për shpifje edhe nga motrat dhe e dashura e një marinsi të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike nga Afganistani.

Vendi ku ndodhen të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”

Në ngjarjen tragjike në “Rust”, i plagosur mbeti edhe regjisori Joel Souza. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori