LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë të ndalur telashet për Alec Baldwin – aktori paditet edhe nga motra dhe e veja e një marisni të vrarë në Afganistan

Nuk kanë të ndalur telashet për Alec Baldwin – aktori paditet edhe nga motra dhe e veja e një marisni të vrarë në Afganistan

Motrat dhe e dashura e një marinsi të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike nga Afganistani po padisin Alec Baldwinin për shpifje, teksa problemet ligjore vazhdojnë të grumbullohen për aktorin me prirje liberale.

Baldwin, 63 vjeç, është gjithashtu aktualisht nën hetim pasi qëlloi dhe vrau kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” në tetor, shkruan DailyMail.

Rylee McCollum, 20 vjeç, ishte një nga 13 anëtarët ushtarakë që vdiqën në bombardimin në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, ndërsa merrej me të evakuuarit gjatë tërheqjes.

Motra e McCollum, Roice, ka folur më parë kundër Presidentit Joe Biden për faktin se ai tregoi “mospërfillje totale ndaj humbjes së vëllait të saj”, kur foli me motrën tjetër të McCollum, Cheyenne në Delaware, gjatë një ngjarje me familjet e ushtarakëve të rënë.

Pas vdekjes së Rylee McCollum, Baldwin kontaktoi Roice në Instagram dhe i dërgoi asaj një çek prej 5,000 dollarësh për Jiennah Crayton, të venë e McCollum dhe foshnjën e porsalindur të çiftit.

Baldwin i tha Roice McCollum se ishte paratë ishin një ‘shenjë nderimi për një ushtar të rënë’.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji, Roice publikoi një fotografi në Instagram që e shfaqte atë në Monumentin e Uashingtonit më 6 janar, ditën e trazirave të Kapitolit me mbishkrimin “Throwback”.

McCollum ka thënë se ajo nuk ishte e përfshirë në trazirat dhe nuk ishte akuzuar kurrë për ndonjë krim gjatë kaosit, sipas gazetës.

Vrasja e kinematografes në "Rust" - përgjegjësja e armëve padit Alec Baldwin: Ai nuk erdhi në stërvitjet e gjuajtjes me armë para xhirimeve
Lexo po ashtu Vrasja e kinematografes në "Rust" - përgjegjësja e armëve padit Alec Baldwin: Ai nuk erdhi në stërvitjet e gjuajtjes me armë para xhirimeve

Kjo nuk e pengoi aktorin Baldwin që të komentonte përbri kësaj fotografie në Instagram.

“A je e njëjta grua që i dërgova dollarë për burrin e motrës sate që u vra gjatë daljes nga Afganistani?”, shkroi Baldwin në postimin e Roice në Instagram nga llogaria e tij, sipas një ankese të paraqitur të hënën në gjykatën federale.

Më pas ai dyshohet se kontaktoi Roice McCollum në një mesazh në InstaDirect.

“Kur dërgova dollarët për vëllain tuaj të ndjerë, nga respekti i vërtetë për shërbimin e tij ndaj këtij vendi, nuk e dija që ju ishit një protestuese e 6 janarit”, shkroi ylli i filmit “30 Rock”.

Roice McCollum u tërhoq, duke argumentuar se protesta paqësore është e ligjshme dhe se ajo ishte intervistuar nga FBI.

“Aktivitetet tuaja rezultuan në shkatërrimin e paligjshëm të pronës qeveritare, vdekjen e një oficeri të zbatimit të ligjit, një sulm ndaj certifikimit të zgjedhjeve presidenciale. Kam ripostuar fotografinë tënde. Paç fat”, gjoja i shkroi Baldwin afganes.

Roice tha se ajo mori shumë shpejt mesazhe ‘armiqësore, agresive, urrejtjeje’ pasi Baldwin publikoi fotografinë e saj në llogarinë e tij në Instagram dhe akuzoi të venë e Rylee McCollum se ishte një kryengritëse, pavarësisht se nuk ishte fare në Uashington atë ditë.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit e krahasuan familjen e saj me ISIS ose nazistët dhe thanë se Baldwin dukej se e inkurajonte atë bazuar në mesazhet e tij që ia dërgoi privatisht.

“Unë e ripostova foton tënde”, thuhet se i shkroi Baldwin asaj, sipas ankesës në padi.

“Përdhunohu dhe vdis, e pa vlerë. Vëllai juaj mori atë që meritonte”, ka shkruar një komentues, sipas padisë.

Në padi thuhej gjithashtu se disa ndjekës i thanë Baldwin-it se duhet t’i ktheheshin paratë që dhuroi dhe se ai nuk bëri asgjë për t’i ndaluar 2.4 milionë ndjekësit e tij që të kontrollonin Roice, motrën Cheyenne ose Jiennah Crayton.

“Sjellja e Baldwin ishte e pakujdesshme dhe e pamatur pasi ai duhet ta dinte se bërja e akuzave që ai bëri kundër paditësve ndaj miliona ndjekësve të tij do t’i shkaktonte dëm paditësve”, pretendohet në padi.

“Mendoj se vlen të përmendet gjithashtu se ndjekja e tij në rrjetet sociale … është pesë herë më e madhe se popullsia e shtetit tuaj”, shtoi avokati i familjes, Dennis Postiglione.

Përfaqësuesit për media të aktorit Baldwin nuk kanë komentuar ende për këtë çështje.

Motrat McCollumn dhe Jiennah Crayton po kërkojnë 25 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje, pushtim të privatësisë, neglizhencë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori