Football Meets Data ka publikuar parashikimet për pesë çiftet e “Champions Path” në play-offin e Ligës së Konferencës, me Dritën që ka mundësi reale për të kaluar tutje.

FC Drita do të përballet me Inter Club d’Escaldes të enjten në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, ndërsa sipas parashikimeve të Football Meets Data, gjilanasit kanë 43 për qind shanse për t’u kualifikuar në fazën e ligës.


Në anën tjetër, skuadra nga Andorra vlerësohet me 57 për qind shanse, çka tregon se përballja pritet të jetë ndër më të balancuarat në këtë fazë, ashtu siç ishte në ndeshjen e parë, e cila u mbyll 2-2 në Prishtinë.

Drita megjithatë nuk është larg favoritit dhe një paraqitje e mirë në ndeshjen kthyese mund t’i japë kampionit kosovar mundësinë për të kaluar në fazën e Ligës së Konferencës.

Në çiftet tjera, Borca Banja Luka është favorit i madh ndaj Vikingur Reykjavikut, me 93 për qind shanse për kualifikim, ndërsa islandezët kanë vetëm 7 për qind.

Larne FC ka gjithashtu një avantazh të madh ndaj Lincoln Red Imps, me 92 për qind shanse, ndërsa Riga FC vlerësohet me 78 për qind kundër KI Klaksvik.


Në duelin KuPS Kuopio-Shamrock Rovers, skuadra finlandeze ka 65 për qind shanse për kualifikim, përballë 35 për qind të ekipit irlandez.

Në total, Inter Club d’Escaldes-FC Drita është përballja më e balancuar në këtë listë, me vetëm 14 pikë përqindjeje diferencë mes dy skuadrave.

Nëse Drita arrin ta kalojë këtë pengesë, do të jetë një tjetër paraqitje e rëndësishme për futbollin kosovar në arenën evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app