LAJMI I FUNDIT:

Prizreni me 50 raste aktive me COVID-19, komuna merr masat e para në ndihmë të bizneseve

Prizreni me 50 raste aktive me COVID-19, komuna merr masat e para në ndihmë të bizneseve

Në komunën e Prizrenit aktualisht me COVID-19 janë aktiv rreth 50 persona, ndërsa mbi 80 janë shënuar. Në këtë komunë mbrëmë është shënuar një rast i ri me koronavirus ku burimi i infeksionit ende nuk dihet.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili tha se personi i infektuar mund të ketë pasur kontakt me rastet e mëhershme që ishin pozitiv me COVID19 në fshatin Rumaj të po kësaj komune.


“Mbrëmë fatkeqësisht e kemi edhe një person të ri i cili është identifikuar në QKUK në Klinikën Infektive në këto raste po e kemi më problem sepse personi ka shkuar atje pas simptomave dhe rëndimit të situatës dhe pastaj kur po del pozitiv menjëherë na dalin edhe raste të reja sidomos familja dhe kontaktet e afërta… nuk dihet por është i afërt me fshatin Rumaj sepse është i fshatit Tupecë me siguri rast kontakti me rastet e mëhershme që janë identifikuar në Rumajë…mbi 80 janë shëruar duke rreth 50 janë raste aktive”, tha ai.

Sipas të parit të Prizrenit, faza e tretë e lehtësirave nuk po mund të monitorohet edhe aq mirë pasi që nuk u janë dhënë instruksionet si duhet.

Ai madje këtë fazë e ka quajtur si të hershme.

“Fatkeqësisht faza e tretë e lehtësimeve ka shkuar pak si e paorganizuar ndoshta edhe për shkak te zhvillimeve politike që kanë qenë në disa raste nuk na kanë ardhur protokollet që shkojmë së bashku me lehtësimin e masave dhe në pamundësi që inspektorati t’i ketë ato të shkruara nuk kemi mundur të bëjmë edhe shumë monitorim. Mendoj është problematike, është një relaksim shumë i hershëm dhe shumë i madh i qytetarëve”, u shpreh Haskuka.

Haskuka tha se komuna e Prizrenit është munduar të dalë në ndihmë bizneseve që veprojnë në këtë komunë.

Sipas tij, bizneset janë liruar nga pagesa e qirasë për gjashtë muaj, si dhe lirimi nga pagesa për përdorim apo shfrytëzim të hapësirave publike po ashtu për gjashtë muaj.

“Kemi aprovuar lirimin nga pagesa e taksave komunale për të gjitha bizneset për gjashtë muaj, lirimi nga pagesa për përdorim apo shfrytëzim të hapësirave publike edhe kjo për gjashtë muaj edhe pagesat e qerasë në pronat komunale për gjashtë muaj në total kjo kalon shifrën 330 mijë euro lirimi që ka bërë komuna ndaj bizneseve. Ka ende biznese që janë të dëmtuara por e dini qeveria ka thënë se do e bëjë pagesën e gjysmës së qirasë shpresoj që këto do bëhen nga ana e ministrive përkatëse” theksoi ai.

Në Kosovë deri tani kanë rezultuar pozitiv 1147 persona me Covid 19, prej tyre 874 janë shëruar kurse 30 kanë vdekur./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori