LAJMI I FUNDIT:

Prizreni 16 apo Trepça, kush do të triumfojë sot në finalen e madhe të Superkupës

Prizreni 16 apo Trepça, kush do të triumfojë sot në finalen e madhe të Superkupës

Finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Trepçës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.


Pas shumë ndeshjeve interesante është koha për finalen e madhe dhe trofeun e çmuar, që e duan dy skuadrat.

Për prizrenasit do të ishte historike, sepse do të ishte trofeu i parë në histori të klubit, ndërsa mitrovicasit duan trofeun e parë pas vitit 2012, kur kishin fituar titullin dhe Kupën.

Prizrenasit për të arritur në finale mundën Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale Pejën 96:85, kurse mitrovicasit për të arritur në finale eliminuan Rahovecin 75:71 dhe Golden Eagle Yllin 81:69.

Dy skuadrat janë të motivuara për këtë finale, që pritet të jetë shumë interesante dhe me emocione.

Pas ndeshjes do të jepet edhe çmimi MVP për lojtarin më të mirë të turneut të Superkupës.

Ndeshja do të transmetohet në Artmotion dhe Kujtesa. Turneu i Superkupës organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Për shkak të masave anti-Covid 19 nga Qeveria e Kosovës, finalja, ashtu si takimet tjera zhvillohet pa shikues. Të gjithë personat në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori