LAJMI I FUNDIT:

Prizren, goditen me veturë dy këmbësore

Prizren, goditen me veturë dy këmbësore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur dy këmbësore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, të enjten rreth orës 20:30.


Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/