LAJMI I FUNDIT:

“PRITJA”, “LIRIA” DHE “ZILIA”

“PRITJA”, “LIRIA” DHE “ZILIA”

Tri poezi nga: Jahja Lluka

^**


PRITJA

Pres me net dhe ditë…
Në pritjen e pafund, pres me gjysmë fryme.
Njerëzit shkojnë, njerëzit vijnë e vetëm unë pres.
Sikur të kisha mijëra vite, me shpresën që më mbanë.
Tretem në vetminë e ftohtë.
Sikur ta dije… ah një ofshamë më del nga shpirti.
Më vjen të qaj por nuk mundem.
Jam dehur nga gjithë kjo pritje, si një pacient kronik.
Më vjen të bërtas por s’kam zë.
Kjo botë më duket ka veshur maskat e trishtimit.
Diku larg ah sa larg… ti je.
E unë këtu në dhomën pa dritare, në dhomën pa liri, i tëri i rrethuar.
Pranë meje janë njerëz që nuk i njohë nuk i di, presim pafundësisht.
As zogjtë nuk vijnë me cicërimat e tyre t’na bëjnë shoqëri.
Gjithë ky makth.
E unë pres Lirinë.

***

LIRIA

Me këmishën e shqyer dola nga ajo dhomë e errët e burgut.
Liria puthi buzën time..
Mora frymë lirshëm pas mijëra e mijëra sekondash.
Isha i lodhur, i pafjetur, i pangrënë, i etur e i tretur mes muresh pa veshë.
Kur këmba ime shkeli tokën e përgjakur të Dardanisë u ndjeva i rilindur.
Më nuk isha i lodhur, i pafjetur, i pangrënë, i etur
tani isha plotë.
Shpirti im u ripërtëri.
Unë po frymoja në tokën time në Atdheun tim.
Prej vuajtjeve të mia u ringjalla përsëri…
Si një Feniks!

^**

ZILIA

Në këtë botë ka aq shumë njerëz ziliqarë
Që të bukurën s’duan ta shohin.
Ata përqeshin, flasin pas shpine
Zemrat e tyre lëshojnë zi
Çdo gjë të mirë
Mundohen ta prishin
Mirësia për ta nuk ekziston.
Sa shumë e shumë
Kjo botë e vogël
Mbanë njerëz të tillë
Që asgjë të mrekullueshme nuk duan
Gjithçka të mirë urrejnë
Gjithçka përçmojnë
Të keqen e duan
Atë madhërojnë.
Sa vogëlsi është të jesh ziliqar