LAJMI I FUNDIT:

Pritet nisja me punë e fabrikës Jugohrom në Tetovë

Pritet nisja me punë e fabrikës Jugohrom në Tetovë

Tejkalohen problemet e shkaktuara nga falimentimi i kombinatit Jugohrom. Me marrëveshjen e fundit pritet të anulohen të gjitha borxhet e deritanishme nga pronari “Poisp Financial Korp”. Pritet që më në fund të realizohet nga ana e pronarit të ri edhe Sistemi i fshirjes së pluhurit të furrave 7 dhe 8 i nisur, por jo edhe i përfunduar kohë më parë që kap vlerën e 4.2 milionë eurove. Apo me fjalë të tjera, me sistemin e pluhurosjes mbulohen furrat më të mëdha të kombinatit, 7 dhe 8, të cilat mbulojnë 50 deri në 55 për qind të kapacitetit total të kombinatit.

Plani për investime dhe rinisje të punës është miratuar nga Gjykata në Tetovë. Drejtuesi i falimentimit të kombinatit që mbikëqyr riorganizimin e punës Zhivko Kallkov thotë se tani pritet që investitori të paguajë për vendosjen në funksion të furrave, të paguajë një pagë e gjysmë për të punësuarit dhe për një vjet e gjysmë të fillojë faza e parë rinisjes në punë me ndezjen e furrave më të reja. Fillimisht do të angazhohen afër 300 punonjës, ndërsa më vonë numri i tyre do të rritet në 500. Pritet për tre vite , kombinati të punojë me mbi 60 për qind të kapaciteteve.


Jugohrom u mbyll shtatë vite më parë me vendim të Inspektoratit shtetëror të mjedisit. Në vitin 2014 ai fitoi dy vite kohë për vendosjen e filtrave për pluhurosjen e gazrave që dalin nga shkrirja e metalit, mirëpo kjo nuk u realizua nën arsyetimin e problemeve teknike të dokumentacionit.

Kohë më parë nga Ministria e Ambientit theksuan se Stacioni Pastrues i Jugohrom duhet të jetë në funksion. Stacioni pastues ishte objekt në pronësi të “Jugohrom Alzar” DOOEL Jegunovc dhe personat që kujdesen për funksionimin e tij janë të punësuar në kompani. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për faktin se ky instalim aktualisht është në falimentim dhe nuk funksionon, dhe pastrimi i ujit që rrjedh nga deponia është me rëndësi jetike për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave nëntokësore nga kromi gjashtëvalent, mori përsipër të paguajë kompensimet për pagat mujore të personave që operojnë impiantin e trajtimit, si dhe për kimikatet që do të prokuroheshin, pra shpenzimet e mirëmbajtjes së impiantit të trajtimit.

Shpenzimet e funksionimit të tij i mbulojmë nga buxheti, ka thënë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, gjatë takimit me punëtorët e stacionit pastrues për uljen e ndotjes me krom gjashtëvalent në Jugohrom.

Fabrika Jugohrom, e krijuar në vitet 1950 në socializëm, punësonte mbi 2000 punëtorë. Para se të ndërpriste prodhimin në dhjetor 2015, kompania e falimentuar Jugochrome Ferroalloys punësonte afër 1 mijë punëtorë dhe kishte afër 7 për qind të eksportit vendor. Fabrika, ka ndryshuar deri tani disa pronarë dhe pronari i fundit ishte kompania “Circatlent Developments LTD” me qendër në qytetin Limasol në Qipro, ndërsa pronari I ri është nga ishujt e Virgjër Britanikë.

Tani mbetet obligimi i instalimit të i stacioneve të filtrimit për pastrimin e gazrave nga prodhimi i fabrikës, e cila prodhon ferosilicium, si legurë që përdoret kryesisht si lëndë e parë në industrinë e çelikut, pas së cilës do të shqyrtohet edhe marrja e lejes mjedisore nga ana e Ministrisë së e Mjedisit./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori