Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Mot sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare, njoftojnë sinoptikanët.
Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave, dhe do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi, informon Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik.
Temperatura minimale është në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale pritet të arrijë 31 deri në 39 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Pasdite, në pjesë të luginës, do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik dhe Hidrologjik, deri të hënën moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.
Sidomos nxehtë do të jetë sot dhe në ditët e fundjavës kur temperatura ditore kudo do të jetë mbi 31 gradë
. Mot i paqëndrueshëm pritet të martën me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.





































