LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, aktakuzë kundër dy personave për kanosje e ngacmim ndaj dy gazetarëve

Prishtinë, aktakuzë kundër dy personave për kanosje e ngacmim ndaj dy gazetarëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të KPRK-së, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.P., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.S., ka kryer veprën penale të ngacmimit ndaj gazetarit-të dëmtuarit Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.


Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit-të dëmtuarit G.G., përmes rrjetit social Facebook.

Prokurori i shtetit, me aktvendim mbi ndalim kishte ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të pandehurit dhe ndaj të njëjtëve ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, si dhe aktakuzat e ngritura i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori