LAJMI I FUNDIT:

Prishtina sot përballet me SC Fola Esch, Josa dhe Dallku të matur para takimit

Prishtina sot përballet me SC Fola Esch, Josa dhe Dallku të matur para takimit

Prishtina do të tentojë të përsëris rezultatin e ndeshjes së raundit preliminar, por kësaj radhe ndaj një kundërshtari më të fortë siç është SC Fola Esch.

Klubi nga Luksemburgu luan tash e disa vite në garat ndërkombëtare dhe ka kaluar edhe ture.

Para ndeshjes kryetrajneri Mirel Josa e kapiteni Armend Dallku janë treguar të matur dhe gëzojnë respekt për kundërshtarin.

Josa: Kjo ndeshje e rëndësishme për historinë e klubit

Trajneri Mirel Josa ka kërkuar që skuadra të jetë solide  dhe të mos mendojë se luan ndaj kundështarit të njëjtë, sikurse një javë më parë.

“Kemi pasur një javë më tepër për t’u përgatitur krahasim me ndeshjen e fundit që bëmë dhe mund të them që gjendja është më e mirë e skuadrës duke pasur parasysh edhe kundërshtarët që neve kemi. Kemi kundërshtar më të fortë, kundërshtar i cili e ka një eksperiencë në Kupat e Evropës”.

“Ka pasur ecuri pozitive kështu që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, çoftë për ne, çoftë për klubin, çoftë individualisht, çoftë për historinë e klubit”.

“Është një ndeshje me një kundërshtar që do të luhet dy nëntëdhjetëminutësha, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në minutat e para. Nuk do të thotë që i shënuam pesë herë skuadrës nga Gjibraltari, niveli i tyre është shumë më i ndryshëm dhe duhet të jemi shumë më solid”, ka thënë Josa.

Dallku: Kundërshtari më i vështirë se sa i kaluari 

Edhe kapiteni Armend Dallku ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë kjo ndaj SC Fola Esch.

“Normalisht, ky kundërshtar kërkon respekt dhe vëmendje më të madhe, normalisht çdo kundërshtar kërkon, mirëpo ky i tashmi e kemi studiuar pak a shumë, por pritet që edhe trajneri të na i jep ato detajet përfundimtare para ndeshjes”.

“Pra, është një kundërshtar mjaft i fortë sepse, e përsëris gjithmonë se ne nuk kemi qenë në gjendje, as nuk jemi në gjendje t’i zgjedhim kundërshtarët, mirëpo është një kundërshtar i joni i radhës që duhet të përballemi me ta”.

“Shpresoj që të bëjmë lojën tonë më të mirë, sidomos atë lojën e ndeshjes së dytë të kthimit kundër Evropës në Mitrovicë, që të jemi të gjithë në element të mirë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv e për ne pozitiv është edhe rezultati baras, mirëpo që në asnjë mënyrë mos të marrim gol”, ka thënë Dallku.

Prishtina me SC Fola Esch luan sot (e mërkurë) nga ora 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori