LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shumë shpejt me Hartë Zonale

Prishtina shumë shpejt me Hartë Zonale

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”.

Projekti ka vlerën 170 mijë euro, ku 120 mijë janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin fiskal 2019, ndërsa 50 mijë euro të tjera janë ndarë nga Komuna e Prishtinës.


Ministri Matoshi ka vlerësuar se hartimi i Hartës Zonale, është një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor për Komunën e Prishtinës.

“Ne jemi dakorduar që bashkë me komunën të përfshihemi në projektin e hartimit të Hartës Zonale dhe sot ky bashkëpunim mes nivelit qendror dhe lokal po finalizohet përmes një Marrëveshje Mirëkuptimi që e nënshkruam bashkë me kryetarin Shpend Ahmeti. Hartimi i Hartës Zonale është një dokument i rëndësishëm për komunën dhe kryeqytetin”, tha ministri Matoshi.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ministri Matoshi dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për projekte të tjera të përbashkëta si: krijimi i zonave të gjelbra, deponitë e materieve të ngurta, gjelbërimi vertikal etj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mirëpritur bashkëpunimin me MMPH-në, në të mirë të mjedisit në kryeqytet, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor përmes një komunikate për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori