Bardh e kaltërtit nga kryeqyteti kosovar, do të kenë punë me ekipin e Craiovës, që do të jetë nikoqire e tyre, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë deri në fund, transmeton Telegrafi.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, “Plisat” kanë arritur të shënojnë katër fitore dhe kanë pësuar dy herë, ndërsa rumunët kanë vetëm një fitore dha kanë humbur katër herë.


Prishtina llogaritet favorite në këtë takim, falë skuadrës dhe formës më të mirë, andaj edhe si synim kanë që të kthehet me pikët e plota në Kosovë, pasi për një gjë të tillë kanë deklaruar edhe lojtarët e kampionëve në fuqi.

Ndeshja mes Craiovës dhe Prishtinës do të zhvillohet në fillim nga ora 19:00, ndërsa do të transmetohet nga televizioni publik i Kosovës, RTK 4. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app