Prishtina ka bërë të ditur se sulmuesi Mario Ilievski i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në tendinën e Akilit të këmbës së djathtë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e javës së 29-të ndaj Llapit.

Sipas njoftimit të klubit dhe vlerësimit të stafit mjekësor, 23-vjeçari pritet të jetë jashtë fushave për 4 deri në 6 muaj, duke u konsideruar një mungesë e rëndësishme për bardhekaltërit në vazhdim të sezonit.


Ilievski iu bashkua Prishtinës në verën e vitit të kaluar dhe, prej atëherë, ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës.


Ai ka regjistruar 14 gola dhe 5 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat, duke dhënë kontribut të madh në fazën sulmuese.

Në fund të publikimit, FC Prishtina i ka uruar Ilievskit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim edhe më të fortë në fushë, duke theksuar se e gjithë “familja bardhekaltër” qëndron pranë tij gjatë këtij procesi të rikuperimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app