LAJMI I FUNDIT:

Prishtina eliminon pas penalltive Drenicën, rezultatet e ndeshjeve tjera në Kupën e Kosovës

Prishtina eliminon pas penalltive Drenicën, rezultatet e ndeshjeve tjera në Kupën e Kosovës

Prishtina është kualifikuar në fazën të mëtejme të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

“Plisat” kanë triumfuar vetëm në saje të penaltive kundër skuadrës së Drenicës me rezultat 5-4, ku ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 0-0.


Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, pjesa e parë përfundoi pa gola për t’i lënë vend 45 minutshit të dytë.

Edhe në pjesën e dytë, prishtinasit dhe drenicakët rrezikuan disa herë në kushtet tejet të rënduara, ku fusha aspak nuk i plotësonte standardet e zhvillimit të një ndeshje të futbollit.

Megjithatë takimi në kohën e rregullt përfundoi pa gola dhe është dashur të zhvillohen vazhdimet – dy herë nga 15 minuta për të mësuar fituesit.

Por, edhe vazhdimet nuk prodhuan ndonjë triumfues dhe për këtë është duhur të ekzekutohen penalltitë.

Në këtë pikë më të mirë dhe më të saktë u treguan bardhekaltërit me rezultat 5-4, ku vendasit humbën dy penallti gjersa mysafirët një sosh.

Rezultatet tjera:
KEK-u 0-1 Flamurtari 0-1
Sharri 2-2 Gjilani (2-6 pas vazhdimeve)
Bashkimi (K) 0-4 Vëllaznimi
Istogu 3-1 Ramiz Sadiku
Drenasi 0-1 Ballkani
Dukagjini 3-1 Arbëria
Lugu i Baranit 0-11 Liria
Vllaznia (P) 1-2 Besa
Ferizaj 6-2 Vllazëria (Zh)
Fushë Kosova 3-2 Onix
Kika 2-0 Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori