LAJMI I FUNDIT:

Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu (Video)

Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu (Video)

Klubi kosovar, Prishtina ka humbur edhe ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës nga Norrkopingu me rezultat 1-0.

Prishtina ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë e të matur në ndeshjen kthyese në stadiumin “Adem Jashari”, ku humbi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me një lojë shumë të sigurt të të dyja skuadrave, ku raste për gol më shumë patën vendasit nga Prishtina, të cilët provuan disa herë të gjejnë golin.

Megjithatë, futbollistët e Prishtinës nuk patën fat dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin e bardhë.

Në pjesën e dytë, gjithashtu u vrenjt një ndeshje e sigurt nga skuadra e Arsim Thaçit që nuk hapej shumë në aventura dhe mundohej të rrezikoj me anë të ndonjë kundërsulmi.

Por, goli u gjet vetëm nga mysafirët të cilët shfrytëzuan për mrekulli një gabim të mbrojtësit me përvojë, Armend Dallkut.

Ishte sulmuesi Sebastian Andersson, i cili pasi mori topin shënoi për 1-0 në minutën e 71 dhe kaloi të tijit në epërsi.

Ky gol ishte edhe vendimtar për këtë takim, pasi në vazhdimin e ndeshjes nuk pati ndonjë rast të rrezikshëm.

Vlen të theksohet se tifozët “Plisat” në këtë takim anuan me korrektësi të madhe dhe përkrahën klubin gjatë 90 minutave, ndërsa në këtë ndeshje debutoi edhe talenti 16-vjeçar, Bleon Sekiraqa, që u inkuadrua në lojë në minutën e 74 në vend të Lorik Maxhunit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori