LAJMI I FUNDIT:

Prishtina eliminohet nga Kupa Evropiane në hendboll

Prishtina eliminohet nga Kupa Evropiane në hendboll

KH Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane ndaj AEK-ut, duke u eliminuar nga garat.

Të dielën në Athinë, Prishtina humbi me rezultat të lartë, 41:8.


Në lojën e Prishtinës nuk ka funksionuar thuajse asgjë dhe ajo i jep fund aventurës evropiane për këtë edicion.

Albi Gjuka shënoi tri gola për Prishtinën, Agon Bajqinovci dy, ndërsa nga një e shënuan Lulzim Shabani, Arben Dugolli e Rifat Visoka.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Prishtina e humbi me 37:19.