LAJMI I FUNDIT:

Prishtina edhe një humbje në Ligën Ballkanike

Prishtina edhe një humbje në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina nuk është duke treguar formë të mirë në Ligën Ballkanike ku ka pësuar nga Teodo me rezultat të thellë 88:68.

Skuadra bardhëekaltër vetëm në pjesën e parë tregoi nivel ku ishte edhe në epërsi.


Çereku i parë u mbyll 15:14 me epërsi të malazezëve.

Në çerekun  dytë fitoi Prishtina duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 34:36.

Në pjesën e dytë malazezët morën frenat e dorës dhe filluan shkrinë epërsinë e prishtinasve.

Çereku i tretë ishte dërmues ku Prishtina humbi me 12 pikë epërsi.

Edhe në të katërtin nuk treguan shumë duke u pajtuar më humbje prej 88:68.

Milan Stojanovic me 22 pikë dhe Milos Popvic me 14 pikë shkëlqyen te Teodo.

Te Prishtina shkëlqeu Drilon Hajrizi me 20 pikë.

Pas kësaj humbje Prishtina rrezikon ta kaloj grupin pasi në gjashtë ndeshje ka vetëm dy fitore dhe katër humbje.

Ata gjenden në pozitën e fundit në grup ku kanë mbetur edhe katër ndeshje. /Telegrafi/