Prishtina e Re dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Albi Mall Superligës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në fushën sintetike të Kampit Nacional në Hajvali, nga ora 15:00.


Ekipi i Qëndrim Kidës vjen nga një fitore dhe një barazim, kështu që synon tri pikë për të mbajtur shpresat e mbijetesës, pasi çdo rezultat tjetër mund të jetë fatal për qëndrimin e tyre në Superligë.


Në anën tjetër, ekipi i Tomas Brdaric ka një seri prej një barazimi dhe dy fitoresh, kështu që synon rezultatin tjetër pozitiv për të qëndruar në pozitën mbi barazh dhe ato që bie nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina e Re: Smakiqi; Zekolli, Rudaj, Prenci, Trajkovski; Doukoure, Prekazi, Mekic; Fazliu, Kargbo, A.Berisha;

Drenica: Haxhihamza; G.Jashari, Shani, Da Silva; Osmanllari, Soler, Hamiti, Prodani; I.Jashari, Chacon, Uka;

/Telegrafi/

telegrafi sport app