LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e nis mbarë vitin, mposht Ballkanin në finale dhe fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina e nis mbarë vitin, mposht Ballkanin në finale dhe fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina e ka nisur me trofe vitin 2024, pasi ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll.

Në finalen e madhe të zhvilluar në Antalya të Turqisë, kryeqytetasit kanë mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1 në një ndeshje spektakolare.


Vetëm pas 10 minutave lojë ndeshja u zhbllokua me Prishtinën që kaloi e para në epërsi.

Qendërmbrojtësi Egzon Sinani gjuajti bukur brenda zonës dhe realizoi për epërsinë e Prishtinës 1-0.

Ballkani kishte iniciativën, por duke krijuar disa raste dhe pa arritur të dërgonte topin në portën e Kolajt.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes i takuan Prishtinës që shkuan në epërsi me epërsi minimale 1-0.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën e Emmanuel Egbos, që vetëm pas 10 sekondave realizuan edhe golin e dytë.

Kreshnik Uka me një asistim fantastik për Leotrim Kryeziun i cili realizoi me kokë për 2-0.

Ballkani u hodh në sulm me të gjitha forcat dhe në minutën e 79-të realizuan gol me Krenar Dulajn i cili shënoi pas një harkimi fantastik nga Armend Thaqi për 2-1.

Suharekasit rrezikuan deri në fund, por pa arritur të barazonin rezultatin dhe kësisoj Prishtina fitoi me rezultat 2-1.

Për Prishtinën ky ishte trofeu i 30-të në histori nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991. Kryeqytetasit kanë fituar 11 tituj të kampionit, 8 Kupa të Republikës dhe 11 Superkupa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori