Ky takim do të zhvillohet të dielën (sot), nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Si Prishtina po ashtu edhe Peja synojnë fitore në finalen e parë të ‘play-off-it’ të ETC Superligës së Kosovës.

Sipas rregullave të reja, finalja e parë luhet në Prishtinë, ndërsa ajo e dyta dhe e treta në Pejë, eventualisht e katërta dhe e pesta në kryeqytet.


“Me Pejën pres finale të fortë dhe do ta japim maksimumin. Natyrisht se presim fitore”, deklaroi Blerim Mazreku, basketbollist i Sigal Prishtinës për ‘Bota Sot’.

“Imtësitë do ta përcaktojnë fitoren e kësaj finale të madhe”, thotë Drilon Hajrizi i Pejës.

telegrafi sport app