LAJMI I FUNDIT:

Prishtina 01 arrin në finale të Kupës së Kosovës në futsall vetëm gjashtë muaj pas themelimit, takohet me Liburnin

Prishtina 01 arrin në finale të Kupës së Kosovës në futsall vetëm gjashtë muaj pas themelimit, takohet me Liburnin
Prishtina 01 është e përbëra e gjitha nga djem që vijnë nga kryeqyteti

Klubi kryeqytetas, Prishtina 01 dhe ai nga Gjakova, Libruni, do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futsall.

Prishtina 01 ka bërë një arritje të jashtëzakonshme duke kapur finalen e madhe të Kupës së Kosovës.


Kjo arritje e klubit kryeqytetas vjen vetëm gjashtë muaj pas themelimit të klubit nga disa djelmosha që ka vite që luajnë në sportin e futsallit.

Deri të finalja, Prishtina 01 erdhi pas fitores së thellë në udhëtim ndaj Vitisë me rezultat 7-2.

Prishtina 01 është e përbërë e gjitha nga djem që vijnë nga kryeqyteti

Në këtë fitore historike të skuadrës kryeqytetase, Shefki Kamberi shënoi tri herë, Oso Gjinovci dy herë dhe nga një herë Korab Muharremi dhe Agon Ramadani.

Në finalen e Kupës së Kosovës, bardhekaltrit do të ndeshen me klubin gjakovar, Liburni, të cilët fituan ndaj FC Prishtinë me rezultat 8-3.

Golat që e siguruan finalen e ekipit gjakovar u shënuan nga Ramadan Alaj (het-trik), Arbër Dobroshi (het-trik) dhe Mentor Mejzini e Halim Selmanaj nga një.

Dueli final i Kupës së Kosovës ndërmjet Liburnit dhe Prishtina 01 zhvillohet më 17 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori