KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të një prishjeje në gypin DN 350, disa lagje të qytetit të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, prishja është paraqitur në afërsi të Gjimnazit “Bedri Pejani”, në rrugën “Gjergj Fishta”.


Si pasojë, furnizimi me ujë është ndërprerë në rrugët “Çamëria”, “Halil Agusholli”, “Ahmet Gjikolli”, “Eliot Engel”, si dhe në disa rrugë të tjera dytësore.

Nga kompania kanë bërë të ditur se ekipet e terrenit janë në intervenim, ndërsa rikthimi i furnizimit pritet rreth orës 12:30. /Telegrafi/