LAJMI I FUNDIT:

Prindërit vazhdojnë t’i rrahin fëmijët (Video)

Prindërit vazhdojnë t’i rrahin fëmijët (Video)

Prindërit në Kosovë nuk hezitojnë të përdorin dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre, në rast se këta të fundit nuk sillen sipas kërkesave të prindërve, raporton KTV.

Madje, disa nga prindërit mendojnë se goditja me shuplakë nuk është dhunë, pasi sipas tyre, rrahja krijon frikë te fëmijët, që ata të bëhen të mirë dhe të edukuar.


Kështu janë shprehur disa prindër për ndëshkimin fizik ndaj fëmijëve të tyre, që ishin pjesë e një hulumtimi, të publikuar nga UNICEF-i dhe agjencia vendëse DOTS.

Laila Omar Gad, shefe e zyrës së UNICEF-it, dhunën e vlerëson si shkelje të ligjeve në Kosovë. Sipas saj, Kosova ka nevojë për ngritjen e vetëdijes rreth dhunës dhe se obligimi për të monitoruar zbatimin e këtij protokolli i takon Ministrisë së Arsimit.

Sondazhi i UNICEF-it mbi pikëpamjet e dhunës ndaj fëmijëve është zhvilluar në zonat rurale dhe urbane. Në disa vende të BE-së është i ndaluar ndëshkimi fizik i fëmijëve.