LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e Rita Orës mirëpriten në Ambasadën e Kosovës në Londër për 15 vjetorin e Pavarësisë

Prindërit e Rita Orës mirëpriten në Ambasadën e Kosovës në Londër për 15 vjetorin e Pavarësisë
Foto: Vera Ora/Instagram

Sot (e premte), Kosova kremton 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ishte 17 shkurti i vitit 2008 kur ajo shpalli sovranitetin e saj dhe bashkësia ndërkombëtare u njoh me shtetin më të ri në botë.

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë, janë organizuar manifestime të shumta për të shënuar jubileun e Pavarësisë.


Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka organizuar një ndejë me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, ku të ftuar kanë qenë figura të shumta publike, kryesisht të njohur në Londër.

Foto: Vera Ora/Instagram

Pjesë e eventit kanë qenë edhe prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu Ora.

Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e këngëtares, Vera, e cila ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetin social Instagram.

Foto: Vera Ora/Instagram

“Faleminderit për pritjen e mrekullueshme Ambasadorit Kosovar për 15 vjetorin të Pavarësisë së Kosovës dhe jam këtu për të festuar”, shkroi Sahatçiu Ora në Instagram.

Rita në anën tjetër nuk i kurseu urimet e saj për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

Magazina
U tallën me të pas daljes nga BBVK, Xheneta fal dy prej ish-banoreve, nisin pushimet bashkë

U tallën me të pas daljes nga BBVK, Xheneta fal dy prej ish-banoreve, nisin pushimet bashkë

Magazina
Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

Magazina
Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

Magazina
Të shtëna dhe kaos në koncertin e Yll Limanit në Palasë, reagon këngëtari

Të shtëna dhe kaos në koncertin e Yll Limanit në Palasë, reagon këngëtari

Magazina
Dalin pamjet e reja: CEO i

Dalin pamjet e reja: CEO i "Astronomer" dhe dashnorja e tij po putheshin vazhdimisht gjatë koncertit të Coldplay

Magazina
Kalo në kategori