LAJMI I FUNDIT:

Prezantueset e njohura që janë ende pa emision

Prezantueset e njohura që janë ende pa emision

Ndërkohë që ka nisur sezoni i ri televiziv dhe shumë prej prezantueseve kanë dalë me spotet e programeve të reja, disa emra të njohur kanë mbetur ende pezull, pa programe.

Moderatorja Bora Zemani, e cila së fundi është përfolur për ndarjen nga Dj Vin Veli, nuk do të jetë më pjesë e “Digitalb”, duke qenë se programin e saj “Bar Skedina” po e prezanton Gea Braha. Por, gazetarja e emisioneve sportive ende nuk ka folur për ndonjë projekt të ri, duke e lënë enigmë ekranin apo formatin ku do e shohim.


Po ashtu Marina Vjollca, e cila sezonin e kaluar moderoi spektaklin “C’est la vie”, këtë vit është ende në bisedime me drejtuesit e “Tv klan” se çfarë formati do të drejtojë.

Gjithashtu, dy mikeshat Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu, ende nuk kanë vendosur pikat mbi i se çfarë do të bëjnë në “Top Channel”, pasi i larguan nga “Tv Klan”.

Nevina gjatë verës prezantoi “Maratona e Këngës Popullore”, por nuk do të drejtojë më programin “Jo vetëm modë”, që iu besua Orinda Hutës.

Ndërsa Arjola Shehu, e cila moderoi për një vit programin “Kush vjen për drekë”, u zëvendësua nga ish-lojtarja e “Big Brother”, Alba Çobaj, me programin “Ditë për ditë” dhe master shefat, Alfio dhe Indriti.

Ndërkohë, jashtë këtij sezoni duket se ka ngelur edhe Anjeza Maja, e cila sezonin e kaluar moderoi emisionin e paradites me Florian Agalliun në “Top Channel”. Vendin e saj e zuri Stela Kotri, ndërkohë qe flitet se Maja po punon për një projekt personal. /panorama/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori