LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet strategjia për të drejtat pronësore

Prezantohet strategjia për të drejtat pronësore

Ambasadori Greg Delawie, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, do të flasin sot me rastin e prezantimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.

Ministria e Drejtësisë, e mbështetur nga Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it, i priu zhvillimit të një strategjie gjithpërfshirëse e cila identifikon pengesat më të mëdha ndaj të drejtave pronësore dhe propozon zgjidhje konkrete për t’i adresuar ato.


Sipas njoftimit, implementimi i Strategjisë është i një rëndësie të madhe shoqërore, ligjore dhe ekonomike për Kosovën. /Telegrafi/