Imagjinoni sikur të mund të shuanit etjen nga uji që nuk është nga lumi, përroska apo ndonjë liqen, por që vjen drejt nga qielli i kaltër, nga ajri që ju rrethon ju. Mund t’ju tingëllojë si një rrëfim apo film fantashkencë, por në të vërtetë është realitet dhe këtë mund ta bëjnë tash e tutje pothuajse të gjithë.
Teknologjia e re e zhvilluar nga kompania Watergen me seli në Izrael, këto ditë është duke u prezantuar në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Por, si funksionon kjo makineri magjike që ajrin e shndërron në ujë: Gjeneratorit i ujit merr ajër nga ambienti me ndihmën e një filtri, e shndërron në vesë dhe e nxjerr ujin përmes kondensimit. Më pas uji purifikohet, mineralizohet dhe është i gatshëm dhe i sigurt për t’u pirë, transmeton Telegrafi.
Makineria GEN-350 e kompanisë Watergen mund të prodhojë afërsisht 600 litra ujë të pijshëm në ditë. Kjo pajisje ka një rezervuar dhe sistemin e trajtimit të ujit. Ndërkaq në Vietnam vend ky me lagështi të madhe të ajrit, makineria mund të ekstraktoj edhe më shumë ujë, pretendon presidenti i kompanisë Watergen, Michael Mirilashvili.
“Këtu në Vietnam, në tre lokacione ku kemi testuar teknologjinë, performancat kanë qenë edhe më të mira se që kemi pritur”, ka shtuar kreu i Watergen.
Një makineri më e madhe mund të ekstraktoj deri në 5 mijë litra ujë në ditë. Ajo është e dizajnuar për të furnizuar me ujë të pijshëm rreth 2,500 persona, dhe mund të instalohet në kulmin e ndërtesës dhe të lidhet drejtpërdrejt me gypat e ujit të instaluar nëpër ndërtesë.
Një gjenerator më i vogël Genny, mund të prodhojë ujë të pijshëm për shtëpi dhe zyra, pasi që ekstrakton nga 25 deri në 30 ujë në ditë. E gjitha çfarë i nevojitet kësaj makineria është infrastruktura elektrike, dhe ajo mund të instalohet kudo.
Watergen dëshiron që teknologjinë e saj ngrit në një nivel tjetër, ku shkencëtarët e kompanisë kanë arritur të implementojnë teknologjinë në vetura, autobusë, trena dhe të gjitha mjetet tjera të transportit. Një veturë në lëvizje gjeneron energji të mjaftueshme për ta vënë në funksion gjeneratorin e ujit që ajrin e shndërron në ujë të pijshëm në çdo vend në çdo kohë.
Teknologjia e Watergen tashmë është përdorur në vende të ndryshme të globit, duke filluar nga India, SHBA-të, Amerika Latine, Kina, Rusia dhe në disa vende të Afrikës. Gjithashtu është listuar si një nga teknologjitë më të avancuar në Forumin Botëror Ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë
"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin