LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet gjenerata e pestë e Opel Corsa (Foto)

Prezantohet gjenerata e pestë e Opel Corsa (Foto)

Krijimi i ri i automjetit më të shitur të Opelit do të ofrojë përvojë më ndryshe dhe më të përmirësuar të vozitjes duke vënë standarde të reja në karroceri, motor dhe marsh.

corsa1


Motori me naftë 1.0 turbo, i përmirësuar dhe ekonomik, me tre cilindra, me sistem efikas të transmetimit dhe sistem të përshtatshëm të kontrollit – sigurojnë precizitet dhe komoditet që janë në nivel botëror.

Corsa e re ka enterier tërësisht të ndërruar që ofron hapësirë më të madhe në kombinim me cilësinë më të mirë dhe njëherësh aty janë të pranishëm të gjitha sistemet mbështetëse gjatë vozitjes.

corsa12 corsa13

Krahas kësaj, dizajni i ri i Opel Corsa karakterizohet me linja të reja dinamike që janë në përputhje me filozofinë e dizajnit të kompanisë gjermane, ndërsa karakterizohen me rrjedhshmëri, forma skulpturore dhe detaje të vendosura në mënyrë precize.

Detaji më i rëndësishëm sa i përket motorizimit është motori i ri me tre cilindra – 1.0 ECOTEC Direct Injection Turbo, i cili është një motor ultra modern që i tejkalon standardet në klasën e tij, me ulje të zhurmës dhe dridhjes, si dhe ofron komoditet të madh gjatë vozitjes. Ofrohet në dy konfiguracione, me fuqi prej 66 kW/90 КF dhe 85 kW/115 КF. Të dy motorët kanë shpejtim të jashtëzakonshëm dhe moment rrotullimi prej 170 Nm. Motori është i pajisur me teknologjinë standarde, Start/Stop.

corsa14

Linja e motorëve me benzinë është e zgjeruar me përfshirjen e motorit të ri 1.4 l me 74 kW/100 КF dhe 200 Nm, si edhe agregatet 1.2 dhe 1.4 l që janë përshtatur me standardet Euro 6. Në ofertë janë edhe motorët e ridizajnuar dhe përmirësuar 1.3 CDTI me 55 kW/75 КF, respektivisht 70 kW/95 КF.

Gjenerata e pestë e modelit më të shitur të Opel do të debutojë në muajin tetor në “Mondial de l’Automobile 2014” në Paris, kurse shitja do të fillojë kah fundi i vitit. /Telegrafi/

corsa2 corsa3 corsa4 corsa5 corsa6 corsa7 corsa8 corsa9 corsa10 corsa11