LAJMI I FUNDIT:

Presioni nga Kremlini – gazetari i BBC-së, Andrei Zakharov detyrohet të largohet nga Rusia

Presioni nga Kremlini – gazetari i BBC-së, Andrei Zakharov detyrohet të largohet nga Rusia

Një reporter i gazetarisë hulumtuese për shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së në Moskë është larguar nga vendi për në Londër pasi ka vënë re se ai ishte vënë nën “mbikëqyrje mjaft të paprecedentë” nga autoritetet.

Andrei Zakharov ka hulumtuar tema që variojnë nga historia personale e presidentit Vladimir Putin deri te fabrikat ruse të dezinformimit.


Zakharov e bëri njoftimin me anë të një video. Ai ishte etiketuar “agjent i huaj” nga autoritetet ruse, një vendim që BBC në atë kohë e hodhi poshtë pretendimin.

“Nuk është ende e qartë se me çfarë lidhej vëzhgimi: përcaktimi im si ‘agjent i huaj’ ose ndoshta raportimi im për hakerat nga grupi Evil Corp, të cilin e bëra së bashku me kolegët e mi britanikë”, ka deklaruar Zakharov.

Po ashtu, gazetarja tjetër e BBC-së, Sarah Rainsford ishte larguar nga Rusia pasi Moska refuzoi t’i zgjaste lejen e punës.

Në dhjetor të 2019-së, Departamenti amerikan i Thesarit kishte vendosur sanksione ndaj 17 individëve dhe shtatë personave juridikë të lidhur me Evil Corp, të cilin e përshkroi si “një organizatë kriminale kibernetike me bazë në Rusi” që tha se “punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe kryente krim kibernetik në një shkallë pothuajse të paimagjinueshme”.

Legjislacioni rus për “agjentët e huaj” u miratua në vitin 2012 dhe është kritikuar vazhdimisht brenda dhe jashtë saj si një sulm i pajustifikuar ndaj medieve të pavarura dhe shoqërisë civile.

Ky ligj kërkon që organizatat jo-qeveritare që marrin ndihmë të huaj dhe që konsiderohen nga qeveria se angazhohen në veprimtari politike, të regjistrohen, të identifikohen si “agjentë të huaj” dhe t’i nënshtrohen auditimeve.

Në fund të vitit të kaluar, legjislacioni u modifikua për të lejuar Kremlinin të vendosë në listën e medieve të “agjentëve të huaj” dhe të vendosë kufizime ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori