Roli i faktorit ndërkombëtar lidhur me krizën në Maqedoni duket të jetë kyç, pas vendimit të OBRM-PDUKM-së, që e vetme të shkojë në zgjedhjet parlamentare, më 5 qershor.
Nismat e BDI-së, që përmes Gjykatës Kushtetuese të anulojë vendimin për shpërbërjen e Kuvendit dhe tjetra e një partie më të vogël, për mbledhjen e 62 firmave të deputetëve për thirrjen e seancën, vështirë se do të rezultojnë me sukses, thonë njohësit e çështjeve politike.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Mersel Bilalli, thotë se java e ardhshme mund të jetë vendimtare, pasi diplomati gjerman, Johannes Haindl, pritet të kthehet me vendime të prera për partitë.
“Mendoj se presioni është i madh edhe pse nuk është shumë i dukshëm. Përfaqësuesi gjerman, i cili të enjten dhe të premten ishte këtu, sipas informatave relevante ka shtruar problemin shumë strikt, në pika të caktuara duke vepruar në stilin, pas një jave kthehem dhe do të tregoni se e pranoni apo nuk e pranoni zgjidhjen. Pas kësaj vlerësoj se do të pasojnë sanksione shumë të fuqishme, të cilët besoj se në fillim do të jenë personale kurse më vonë edhe shtetërore”, thotë Bilalli.
I pyetur lidhur me përfshirjen e diplomatit gjerman në zgjidhjen e krizës, në kohën kur aktivisht ishin të përfshirë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Bilalli thotë se një hap i tillë është ndërmarrë në koordinim mes administratës amerikane dhe asaj gjermane për të eliminuar akuzat dhe pretendimet e ndryshme se gjoja Uashingtoni në bashkëpunim me BE-në, po punojnë për destabilizimin e vendit.
“Nga politika zyrtare këtu në Maqedoni, ato vazhdimisht satanizoheshin se SHBA-të apo Perëndimi është i interesuar të shkatërrojë vendin me ndihmën e opozitës dhe shqiptarëve, kështu që OBRM-PDUKM-ja e ka më të vështirë të satanizojë faktorin gjerman të cilin gjithmon e ka konsideruar si aleat andaj do të ishte kundërproduktive për të që të veprojnë njejtë edhe me gjermanët”, thotë Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike, për REL.
Ish diplomati, Nano Ruzhin, thotë se autoritetet maqedonase kanë dëshmuar se nuk janë të afta të zgjidhin qoftë edhe një problem, andaj përfshirja më e fuqishme ndërkombëtare është më se e domosdoshme.
Emërimi i diplomatit, Johannes Haindl, për të ndërmjetësuar krizën, flet qartë, sipas Ruzhinit, se bashkësia ndërkombëtare është e përkushtuar të ndihmoj vendin në kapërcimin e një prej krizave më të thella që nga viti 2001.
“Një prani e tillë e ndërkombëtarëve është më se e domosdoshme pasi për fatk të keq ne po tregojmë një paaftësi të madhe pasi qeverie po sillet me një kokëfortësi të madhe duke mos treguar as gatishmërinë më të vogël për plotësimin e kritereve të kërkuara, jo vetëm nga opozita, por edhe nga i tërë komuniteti ndërkombëtar”.
“Pra, është me rëndësi se bashkësia ndërkombëtare nuk e ka harruar Maqedoninë duke e menaxhaur me sukses situatën e krijuar dhe pritet që të nisin të përmbushen kërkesat e parapara me Marrëveshjen e Përzhinos, pasi alternativë tjetër nuk ka”, thotë ish diplomati Nano Ruzhin.
Ai pret që kriza të nis të zgjidhet pas disa muajve, por jo më së voni se deri nga mesi apo fundi i vjeshtës.
Ndryshe, OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit, thotë se pavarësisht presioneve do të merr pjesë e vetme në zgjedhje, por kjo nga analistët shihet si presion nga kjo parti për të nxjerrë një pozicion më të favorshëm, ku më kryesori është ai i ruajtjes së vendimit të presidentit për faljen e zyrtarëve, ku bën pjesë edhe vet Nikolla Gruevski.
Por, opozita si pikë të parë të kërkesës së saj, ka pikërisht anulimin e këtij vendimi, që edhe ka thelluar krizën. Opozita kërkon që të gjithë ata që janë nën hetimin e Prokurorisë Speciale të përgjigjen para drejtësisë.
Opozita kërkon edhe pastrimin e listave zgjedhore dhe kritere tjera, të parapara me marrëveshjen politike të vitit të kaluar. Kërkesat e saj mbështeten edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë