Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë.
Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk ka një synim të tillë, megjithatë ajo vlerëson që duhet punuar bashkërisht në mënyrë që propozime të tilla, si ai për udhërrëfyesin e ri, të mos shtyhen përpara.
Duke folur për KosovaPress, e para e shtetit thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.
“Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në historinë e Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur asnjëherë që të vendoset një udhërrëfyes i dytë, rrjedhimisht edhe kritere të reja, apo rivlerësim i kritereve që nga fillimi, prandaj është e domosdoshme që ne si Republikë e Kosovës të kundërshtojmë një qasje të tillë, ashtu siç e kemi bërë.
Unë e kam bërë të qartë për të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që nëse mendohet një qasje e tillë natyrisht që nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite”, thotë presidentja Osmani.
Presidentja thotë se tashmë ka marrë përgjigje nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që nuk ekziston synimi për kritere shtesë.
Megjithatë, ajo thotë se është e domosdoshme të punohet me shtetet anëtare që edhe ato të refuzojnë iniciativa për udhërrëfyes të ri.
“Është e domosdoshme të punojmë me shtetet anëtare veç e veç që edhe ato të refuzojnë një qaje të tillë dhe në të njëjtën kohë të mos lejojmë që Bashkimi Evropian të vendosë procedura për Kosovën të cilat asnjëherë më herët nuk janë vendosur për ndonjë shtet tjetër.
Pra, do të ishte e paprecedent në vet historinë e Bashkimit Evropian nëse do të kërkohej një gjë e tillë nga ana jonë, pra është e pranueshme për ne dhe nuk do të ecim në një rrugë të tillë. Tashmë neve na është dhënë një përgjigje nga shumica dërrmuese e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që në fakt nuk ka një synim të tillë mirëpo do të punojmë bashkërisht që të sigurohemi që diçka si kjo, ky propozim pra nuk shtyhet përpara”, thotë Osmani.
Javën që shkoi, presidentja e Kosovës mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor ku ka theksuar kërkesën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si i vetmi vend që ende nuk gëzon lëvizjen e lirë pavarësisht plotësimit të kritereve.
Sipas Osmanit, për herë të parë në nivel të Këshillit të BE-së, Kosova ka marrë përkrahje jashtëzakonisht të madhe.
Osmani thotë se edhe shtetet hezituese kanë treguar përkrahje por shton se tani janë procedura të cilat pret që të përfundohen sa më shpejtë.
“Nuk besoj që do të ishte e përgjegjshme që ne të vendosim data. Natyrisht që optimizmi ekziston sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret, ne ju kemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare, dhe tashmë siç e përmenda edhe vet Samitin e Këshillit u diskutuar në favor të liberalizmit të vizave dhe nga vet shtetet skeptike, në qoftë se ato kanë pyetje shtesë në raport me çështje specifike në Republikën e Kosovës këto çështje i trajtojmë në mënyrë bilaterale por kjo assesi nuk do të arsyetonte krijimin e një procedure të re të paprecedent të një udhërrëfyesi të ri, siç është përmendur nga komisionari për zgjerim.
Prandaj nëse dikush ka ndonjë pyetje shtesë nga shtetet anëtare këto ditë ne do ta trajtojmë me urgjencë dhe nuk do të mbetët asnjë çështje tjetër prandaj edhe do të duhej kjo çështje të vendosej me urgjencë”, shton presidentja Osmani.
Në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin evropian, komisioneri i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhely ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndërsa të martën nga Komisioni Evropian është thënë se nuk planifikojnë diçka të tillë dhe se vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se Kosova i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje