Presidentja e Republikës së Hungarisë, Katalin Novak deklaroi sot se “duam që Shqipëria të jetë zyrtarisht pjesë e Evropës, kemi nevojë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.
Në fjalën e saj përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, Novak tha se “jo vetëm ju keni nevojë për BE-në, por edhe ne hungarezët edhe gjithë kombet e BE-së kanë nevojë për ju brenda BE-së”.
Më tej, Novak tha se “do të përpiqem të bëj sa më shumë për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Me Shqipërinë kemi një marrëdhënie të lartë miqësore, shqiptarët dhe hungarezët e kuptojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin”.
Presidentja Novak u shpreh se “kam ardhur në një kohë kritike këtu në Shqipëri. Evropa është në rrezik, ka vështirësi përballet me vështirësi me të cilat prej kohësh nuk u përball. Nga këto dua të theksoj luftën në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte, Ballkanin Perëndimor, stabilitetin dhe rëndësinë e tij, emigracionin ilegal, sfidat demografike që do të përballemi më fort se ndonjëherë në histori si dhe fuqinë politike të Evropës e cila është në pikëpyetje se në çfarë vendi mund të jetë Evropa në politikën botërore”.
Sa i takon luftës në Ukrainë, Novak tha se “të gjithë ishin të habitur me atë që ka ndodhur në Ukrainë. Vendimi i Rusisë prej një viti që të sulmojë fqinjin e tij na ka vendosur në një situatë të re. Ne mbështesim sovranitetin, integritetin territorial të Ukrainës dhe ata që janë refugjatë nga lufta”.
“Si fqinjë të Ukrainës deri tani kemi ndihmuar 2 milionë refugjatë edhe pse shumica e emigrantëve nuk kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Hungari”, shtoi Novak.
Novak u shpreh se “në vend të armëve kemi nevojë për bisedime, në vend të refugjatëve duam të shikojmë familjet bashkë, në vend të të vdekurve duam të shikojmë lindje të re. Duam të shikojmë një rrugë drejt paqes”.
Lidhur me stabilitetin, paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor Novak theksoi se “tani të gjithë shohim Ukrainën, por harrojmë sa e rëndësishme është që Ballkani Perëndimor të ketë paqe e siguri. Të shohim Kosovën apo Bosnjë-Hercegovinën dhe të shohim se sa e vështirë është situata dhe sa pak duhet për të rritur tensionin dhe kjo pastaj të kalojë edhe në nivel lufte. Prandaj është shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë që përsëri të krijojmë stabilitet, paqe dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“Në Kosovë kemi ushtarë hungarezë gjithashtu, në KFOR kemi mbi 400 ushtarë nga ata 20 janë lënduar nga sulmet e fundit, shumica e tyre janë në spital. Situata mund të kalojë në agresion dhe këtë duam ta shmangim në çdo lloj mënyre. Jam e bindur që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është integrimi evropian. Po ashtu jam e bindur që integrimi evropian do na çojë drejt paqes, stabilitetit në të gjithë Evropën, sepse paqja siguria e Evropës varet nga Ballkani Perëndimor prandaj kemi nevojë sa më shpejt për integrimin evropian”, theksoi Novak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita shqiptare në RMV: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

BE: Policia Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin në Banjskë – presim që Serbia të bashkëpunojë pa kushte

Aksident në rrugën Tetovë – Gostivar, humb jetën një 18-vjeçar

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal