LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndanë medalje në fushën e Sportit – dekorohen gjenerata e artë e Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndanë medalje në fushën e Sportit – dekorohen gjenerata e artë e Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të veçantë të mbajtur të premten, nderoi me medaljet presidenciale disa nga akterët e sportit që shkëlqyen në fund të mijëvjeçarit të shkuar, ku ndër ta ishin edhe gjenerata e artë e futbollistëve të Prishtinës. Osmani dekoroi edhe kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut.

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës në Facebook ndau disa fotografi të këtij momenti të veçantë, ku u ndanë medaljet presidenciale në fushën e sportit.


Në njoftimin e plotë të publikuar në rrjetin social, Presidenca e Kosovës theksoi se sporti ka qenë dhe mbetet frymëzues i madh i brezave.

Nga ata që u dekoruan nga Presidenca ishin gjenerata e artë e Prishtinës, por edhe ata që kontribuuan në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut.

“Sporti ka qenë e mbetet frymëzues i madh i brezave. Duke ua njohur këto merita Presidentja Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave shumë sportistëve, përfshirë gjeneratës së artë të futbollistëve të Prishtinës, të cilët në vitet ‘80 dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll”.

“Poashtu janë dekoruar kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut”, shkruan në njoftimin e Presidencës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori