LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Zvicrës: Facebook ka dështuar me kriptovalutën Libra

Presidenti i Zvicrës: Facebook ka dështuar me kriptovalutën Libra

Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se kritptovaluta Libra e kompanisë Facebook, ka dështuar në formën e tanishme.

Sipas tij, projekti ka nevojë për përpunim të mëtejmë, në mënyrë që të gjej mbështetje.

“Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qendrore nuk do ta pranojnë atë. Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, tha Maurer në një intervistë për transmetuesin SRF.


Facebook ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për kriptovalutën.

Kompania nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës.

Planet për kriptovalutën të drejtuar nga Facebooku, e cila do të lëshohet dhe menaxhohet nga Libra Association me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve, duke filluar nga çështjet e privatësisë dhe deri te potenciali i saj për të ndikuar në politikën monetare dhe për të ndryshuar situatën financiare në botë.

Zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë menaxherin e lartë në Facebook, David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të vonojnë lëshimin në qarkullim të monedhës, të planifikuar për në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori