Presidenti i UEFA-s jep afatin e fundit kur duhet të përfundojë sezoni në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka pranuar se “play-off” në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës ka një mundësi të ndodh, por në të dyja mënyrat sezoni duhet të përfundojë deri më 3 gusht.
I gjithë futbolli është pezulluar në ligat kryesore evropiane për shkak të pandemisë së coronavirus dhe nuk është e qartë se kur – ose me të vërtetë nëse – sezonet do të përmbyllen.
Ajo që ne kemi tani është një afat i caktuar, i vendosur nga Ceferin gjatë një interviste në stacionin televiziv gjerman ZDF.
“Duhet të përfundojë deri më 3 gusht, si Liga e Kampionëve, ashtu edhe Liga e Evropës”, ka thënë fillimisht i pari i fundit evropiane.
“Është një situatë e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi, kështu që jemi fleksibël në datat dhe kohën e nisjes. Nëse kriza lehtësohet më herët, atëherë mund të fillojmë më shpejt”.
“Ne mund të luanim me sistemin aktual, ose me vetëm një ndeshje të luajtur në terren neutral. Tani për tani, është vetëm një mundësi për të luajtur me “Final Eight” ose “Final Four””.
“I vetmi vendim i gabuar që mund të marrim tani do të ishte të luajmë në një mënyrë që vë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe gjyqtarëve”.
“Sidoqoftë, nëse jemi në kushte të sigurta, atëherë nuk e shoh problem”, përfundoi Ceferin.
Ka shumë të ngjarë që kur ndeshjet të fillojnë përsëri, ato të luhen pas dyerve të mbyllura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre