LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi dekoroi Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Presidenti Thaçi dekoroi Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Me motivacion kontributin e dhënë të Fadil Vokrrit për promovimin e sportit kosovar në botë dhe për anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, presidenti Thaçi dekoratën ua ka dorëzuar bashkëshortes dhe dy djemve të Vokrrit.


Presidenti Thaçi ka thënë se vdekja e Fadil Vokrrit ishte një humbje e madhe për familjen, bashkëpunëtorët, qytetarët dhe sportin kosovar.

“Aty ku ishte Fadili, ishte fytyra e Kosovës. Të gjithë jemi të pikëlluar me vdekjen e Fadilit, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për rolin e tij historik në promovimin e Kosovës në botë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lamtumirë futbollisti më i madh shqiptar në histori, lamtumirë kryetari legjendar i FFK-së - Veprat e tua nuk do të harrohen asnjëherë Fadil Vokrri
Lexo po ashtu Lamtumirë futbollisti më i madh shqiptar në histori, lamtumirë kryetari legjendar i FFK-së - Veprat e tua nuk do të harrohen asnjëherë Fadil Vokrri

Kreu i shtetit ka shtuar se në kohërat më të rëndësishme, Fadil Vokrri ka ndihmuar në zhvillimin e futbollit dhe në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.

Fadil Vokrri vdiq në moshën 57 vjeçare pas një sulmi të pësuar në zemër.

Në varrimin e tij përveç shqiptarëve nga e gjithë bota morën pjesë e zyrtarë të lartë nga FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori