0Shares

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka pohuar se ‘Scudetto është më pak i rëndësishëm se Liga e Kampionëve’ këtë sezon për Rossonerët.

Milani është klubi më i suksesshëm i Italisë në Evropë, me shtatë kupa evropiane në emër të tyre.

Kështu, Scaroni shprehu dëshirën e tij që Rossonerët të rikthehen në këtë trend pas një pauze disavjeçare pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Milani me president të ri, largohet edhe Fassone Milani me president të ri, largohet edhe Fassone

“Ne nuk e vendosëm Ligën e Kampioneve si objektiv këtë sezon, por këtu duhet të jetë Milani”, ka thënë fillimisht Scaroni për Corriere della Sera.

Paolo Scaroni

“Unë jam nga ideja se, ndërsa futbolli ka evoluar, Scudetto është bërë më pak e rëndësishme”.

“Për Milanin, do të ishte më mirë të ishim në Ligën e Kampionëve dhe të bënim mirë në të”.

Sacchi: Milani mund ta fitojë Scudetton Sacchi: Milani mund ta fitojë Scudetton

“Objektivat e klubit? Të bëhemi përsëri një klub që është në gjendje të shfrytëzojë praninë e tyre ndërkombëtare”.

“Sa kohë do të mbetet Elliott në klub? Plani është në periudhën afatmesme. Le të themi tre deri në pesë vjet”, përfundoi presidenti i Milanit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)