LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta vizitoi librarinë “Dukagjini”, tha se leximi në Kosovë është në nivel pozitiv (Video)

Presidenti Meta vizitoi librarinë “Dukagjini”, tha se leximi në Kosovë është në nivel pozitiv (Video)

Libraria “Dukagjini” priti një vizitor të veçantë, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidentit Meta, i cili ishte i shoqëruar me familje i bëri përshtypje ambienti, sipas tij mjaftë modern.

Ai pasurimin e saj me literaturë të shumtë e  ka cilësuar si mjaft  me vlerë.

“Jam shumë i kënaqur që shikoj një ambient të jashtëzakonshëm, mjaft miqësorë ndaj librit dhe promovues për të [librin], për të gjitha moshat dhe të gjitha gjinitë.Kjo librari është e gjallë dhe ka me qindra vizitorë çdo ditë, ka mjaftë kërkesa ka mjaftë porosi për tituj të ri. Leximi në Kosovë është në nivele mjaft pozitive”, tha për RTV Dukagjinin, presidenti Ilir Meta.

I gjendur mes shumë titujve, presidenti shqiptar  zgjodhi librin e Ibrahim Kodrës .

“Mora një libër për Ibrahim Kodrën, piktorin tonë të madh. Që në faqet e para u impresionova për fëmijërinë e tij të vështirë, por të gjithë e dimë se çfarë personaliteti ishte ai”, deklaroi më tej Meta.

Fjalët e mira për librarinë nuk i kurseu as zonja e parë, Monika Kryemadhi. Ajo shtoi se të rinjtë duhet lexojnë më shumë.

“Detyra jonë, qoftë si politikanë apo prindër është që atë gjak që kanë derdhur të parët tanë, për të ruajtur apo shkruajtur gjuhën shqipe, ne duhet të stimulojmë fëmijët tanë për të lexuar më shumë, emancipuar më shumë apo zhvilluar më shumë gjuhën shqipe”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Libraria “Dukagjini” me këtë rast i bëri një dhuratë, zonjës Kryemadhi.  Ishte ky një  libër me receta gatimi, e cila  u vlerësua shumë nga ajo.

Presindeti Meta kishte  zgjedhur Kosovën për të festuar ndërrimin e viteve, me ç’rast ka vizituar edhe një nga libraritë me moderne në vend, Librarinë Dukagjini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori