Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi në takim me gazetarët sportivë: Kritikat po na bëjnë të fortë, lëvdatat po na japin motiv
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur sot darkën me gazetarë dhe media ku u shpalosën edhe sukseset dhe të arriturat e këtij institucioni gjatë këtij viti, respektivisht vitit 2023.
Padyshim që njëri prej sukseseve më të spikatura është edhe kandidatura e Kosovës për të qenë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2023.
Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, sukses ky për të cilin meritat i kanë të gjithë. Kështu tha presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi në një fjalim rasti, ndërsa tha se vendin tonë e pret punë shumë e madhe, për ta përmbyllë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Një hap shumë i madh, një hap historik i Kosovës. Këtu është folur e përfolur për merita, por besoj që meritat i kanë të gjithë. Nuk mundet një njeri me bo këtë punë, por është një bashkëpunim shumë i ngushtë, një sinergji e fortë mes Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, komunave të Kosovës, e sidomos Komunës së Prishtinës, është bërë një bashkëpunim tepër i fortë, dhe padyshim që pastaj fituam. Nuk dyshohet edhe nuk diskutohet lobimi jonë edhe i Komitetit Olimpik të Kosovës për shumë kohë, ndoshta themi gati me vite, se ka qenë shumë vështirë, kemi pas edhe konkurrent të ndryshëm të cilët kemi lobuar që mos të na pengojnë në këtë rrugëtim tonin, sepse kuptohet që Kosova është një shtet i ri dhe më së shumti ka nevojë të promovohet përmes sportit… I gëzohem faktit që ia arritëm qëllimit, ia arritëm qëllimit dhe fituam, edhe fituam bindshëm, sot Kosova është edhe zyrtarisht nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Padyshim që na pret një punë shumë e madhe, neve, juve dhe të gjithëve, që ta qojmë këtë proces deri në fund, në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasniqi.
Për fund, presidenti Krasniqi falënderoi edhe gazetarët e mediat për punën e tyre, pa të cilët ai tha se rezultatet e suksesit nuk do të kishin asnjë efekt.
“Vërtetë e kam kënaqësinë sot që jam në mesin e juaj, me gazetarët, me meritorët ma të madh të sportit që kanë dhënë për këtë vit, por edhe përpara, por do të jepni edhe në të ardhmen. Unë e kam cek shumë herë që krejt rezultatet tona…nuk kishin me pas kurrfarë efekti nëse ju nuk jeni ata të cilët i promovoni nëpër rrjete sociale, nëpër televizione, nëpër gazetat e juaja, në mënyrën ma të mirë të mundshme, dhe kjo po na bënë neve shumë më të mëdhenj, dhe populli po formohet me gjitha aktivitetet që po i bëjmë. Ndonjëherë po kemi edhe kritika, por ato janë shumë të mira sepse po na bëjnë edhe më të fortë dhe po kujdesemi për të punuar edhe më mirë, por po kemi edhe lëvdata që po na japin shumë motiv për të punuar edhe më shumë. Kështu që ne jemi së bashku dhe së bashku do të ecim edhe nëpër aktivitetet e tjera të radhës”, tha Krasniqi.
Gjatë vitit 2024 në aspektin sportiv, Kosova do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa nga ana tjetër kryeqyteti i vendit tonë është shpallur “Qytet Evropian i Sportit”. /Kosova Press/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit – skybar është pjesa më luksoze e “Santiago Bernabeut” të ri
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Marseille pret Atalantan në gjysmëfinale, Gjimshiti kundër Aubameyang
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve
"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit