Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka porositur institucionet kosovare që të angazhohen në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedime, në të kundërtën Kosova nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Tusk tha se Kosova ka shënuar progres duke veçuar kështu votimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Mirëpo, sipas Tusk, ende mbetet punë për tu bërë, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë.
“Pa një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe implementim të plotë të marrëveshjeve, unë nuk di se si mund të arrihet përparim në raportet me Bashkimin Evropian. E di se do të jetë e vështirë, por unë ende jam optimist, dhe pas takimit të djeshëm me Aleksander Vuçiqin dhe takimit të sotëm më presidentin tuaj jam më optimist”, ka deklaruar presidenti, Donald Tusk.
Presidenti Tusk, tha po ashtu se vizita në rajon kishte për qëllim parapërgatitjet për Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet me 17 maj në Sofje të Bullgarisë.
Këto komente, Tusk i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se ai është i përkushtuar ndaj procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Presidenti Thaçi, tha se procesi i bisedimeve duhet të përfundojë me njohje reciproke mes të të dyjave vendeve.
“Me presidentin Tusk u pajtuam që është krijuar një momentum pozitiv dhe se ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë së bashku, por natyrisht se duhet të kalohen pengesat politike. Në këtë drejtim folëm për përkushtimin tonë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë të lehtësuar dhe udhëhequr nga Bashkimi Evropian”.
“Ky përkushtim nënkupton zbatimin e marrëveshjes, marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe lëvizjen drejt një marrëveshjeje përfundimtare të obligueshme ligjërisht që do të mundësojë njohje reciproke dhe integrim edhe më të shpejt edhe për Kosovën edhe për Serbinë në familjen evropiane”, tha presidenti Thaçi.
Për dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se do të bisedojë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel më 9 maj në Berlin.
Presidenti Thaçi foli edhe për tema të tjera siç është pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet muajin tjetër në Sofje të Bullgarisë.
Pjesëmarrja në këtë Samit sipas presidentit Thaçi do të shfrytëzohet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë