LAJMI I FUNDIT:

Presidenti izraelit i kërkoi falje popullatës arabe për masakrën e vitit 1956

Presidenti izraelit i kërkoi falje popullatës arabe për masakrën e vitit 1956

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ishte në Kafr Qasim ku u takua me familjet e viktimave të masakrës së vitit 1956, në të cilën policia izraelite vrau 49 arabë izraelitë.

Duke folur pjesërisht në arabisht, Herzog iu drejtua familjeve të mbledhura dhe kërkoi falje në emër të Izraelit dhe u kërkoi familjeve falje.


“Unë qëndroj këtu para jush sot me kokën ulur dhe zemrën time të dhembur, në 65-vjetorin e një prej ngjarjeve më të trishta në historinë e vendit tonë. Është e qartë për të gjithë ne se vrasja dhe plagosja e njerëzve të pafajshëm është absolutisht e ndaluar “, tha Herzog.

Ndër të tjera, Herzog kërkoi falje nga të gjithë banorët e Kafr Qassim. “Ulë kokën në kujtim të 49 viktimave. Përkul kokën para jush, familjeve tuaja dhe banorëve të Kafr Qassim. Në emrin tim dhe në emër të shtetit të Izraelit, ju kërkoj falje”, tha ai, raporton timesofisrael.

Gjatë bisedës, Herzog tha se të gjithë në Izrael, duke përfshirë studentët në shkolla, si dhe ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, duhet të mësojnë për këtë ngjarje të tmerrshme dhe të nxjerrin mësime prej saj.

“Historia na tregon se fuqia e një vendi matet edhe nga aftësia e tij për të parë drejtpërdrejt ngjarje nga e kaluara. Vëllezër dhe motra, e kaluara, sado e vështirë qoftë, është motori më i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë në Izrael. Një plagë e thellë nga e kaluara, një plagë është për të gjithë shoqërinë – për hebrenjtë dhe arabët”, tha Herzog.

Masakra e Kafr Qasim ndodhi më 29 tetor të vitit 1956, kur policia kufitare izraelite vrau civilë arabë që ktheheshin nga puna gjatë një shtetrrethimi që ata nuk e dinin se ishte futur ndërkohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori