LAJMI I FUNDIT:

Presidenti francez: Vrasja e gazetarit Khashoggi, nuk është arsye që Arabisë Saudite t’i ndalohet shitja e armëve

Presidenti francez: Vrasja e gazetarit Khashoggi, nuk është arsye që Arabisë Saudite t’i ndalohet shitja e armëve

Emmanuel Macron i ka hedhur poshtë si ‘demagogji’ thirrjet e disa shteteve evropiane, që t’i ndalohet Arabisë Saudite shitja e armëve, shkaku i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

“Çfarë lidhje ka mes shitjes së armëve dhe vrasjes së zotëri Khashoggit” ka thënë presidenti francez gjatë një konference për shtyp në Sllovaki, duke shtuar se gjërat nuk duhet të ‘përzihen’ vetëm për të kënaqur masën – që jo gjithmonë është njohës i mirë i rrethanave, transmeton Telegrafi.


Sipas Macron, ai e kupton se çfarë po ndodhë në Jemen, por kjo nuk ka lidhje me vrasjen e gazetarit, teksa e ka quajtur demagogji të thuhet se ‘duhet të ndalojmë tregtinë me armë me arabët’. “Nuk ka asgjë të bëjë me Khashoggin” ka përfunduar Macron.

Gazetari Khashoggi që ende është i zhdukur

Gjermania zyrtare ka bërë të ditur se ka ndaluar tregtinë me armë me Arabinë Saudite, derisa të zgjidhen rrethanat misterioze të vrasjes së gazetarit Khashoggi, që ndodhi në konsullatën arabe në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori