LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian sërish rezulton pozitiv në testin e COVID-19

Presidenti brazilian sërish rezulton pozitiv në testin e COVID-19

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, sërish ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, raporton CNN Brazil.

Bolsonaro i cili vazhdimisht ka neglizhuar fuqinë shkatërruese të virusit COVID-19 të cilin madje e ka cilësuar si grip të lehtë, për herë të parë kishte rezultuar pozitiv më 7 korrik, transmeton Telegrafi.


Siç raporton CNN Brazil, Bolsonaro ka thënë se testi i tij i dytë ka rezultuar sërish pozitiv, duke porositur së planifikon që sërish t’i nënshtrohet një testimi tjetër pas disa ditësh.

Që prej se është infektuar me COVID-19, gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke ua bërë me dije qytetarëve se do të rikthehet në punë në momentin që rezulton negativ, shkruan Reuters.

Brazili zë vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve por edhe të vdekurve si pasojë e COVID-19, me 1.939.167 të sëmurë dhe 74.445 të vdekur, tregojnë të dhënat e Worldometers. /Telegrafi/