LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian refuzon ftesën e Putinit për të vizituar Rusinë

Presidenti brazilian refuzon ftesën e Putinit për të vizituar Rusinë

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva thotë se ka refuzuar një ftesë të presidentit rus, Vladimir Putin për të vizituar Rusinë.

“Sapo fola në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin”, shkruan ai në një postim në Twitter.


Rusia do të shesë shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusia do të shesë shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë

“E falënderova për ftesën që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg dhe iu përgjigja se nuk mund të shkoja për momentin në Rusi. Por, unë përsërita gatishmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, që të bisedojmë me të dyja palët e konfliktit në kërkim të paqes”, shkroi ai.

Në fillim të këtij muaji, lideri brazilian do të takohej me presidentin e Ukrainës, Zelensky ndërsa ishte në margjinat e samitit të G7 në Japoni.

Megjithatë, ai nuk ndodhi, ku sipas udhëheqësit brazilian, Zelensky u vonua për takim.

Ndryshe, Lula ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, dhe në vend të kësaj është përpjekur të pozicionohet si një paqebërës në konflikt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori