LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian për herë të tretë pozitiv me COVID-19

Presidenti brazilian për herë të tretë pozitiv me COVID-19

Jair Bolsonaro ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19, tregojn rezultatet e testit të tretë për praninë e coronavirusit tek presidenti i Brazilit.

Burimet lokale pohojnë se testimi i djeshëm tregon se Bolsonaro, përkundër përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ende është infektuar, shkruan reuters.


I pari i shtetit amerikano-latin më 7 korrik kishte bërë të ditur se ishte infektuar, pas së cilës deklaroi se për shkak të simptomave të buta kurohet me hidroksilkolinë, shkruan reuters.

Bolsonaro është i njohur për injorimin e pandemisë së COVID-19, ku në fillim e karakterizoi si “grip të zakonshëm” dhe kundërshtoi me forcë vendimet e guvernatorëve të Rio de Janeiros dhe Sao Paulos, të cilët shpallën gjendje të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Presidenti i karakterizoi ndalimin e shëtitjeve në plazhe në ato rajone si diktaturë.

Ndryshe, deri më tani 81.487 humbën jetën nga COVID-19 ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 2.159.654 në shtetin brazilian. /Telegrafi/