LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Ademi e zyrtarë të FFK-së kujtojnë ikonën e Lirisë, Agim Maloku

Presidenti Ademi e zyrtarë të FFK-së kujtojnë ikonën e Lirisë, Agim Maloku

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e ish-futbollistit të spikatur prizrenas dhe ish-anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Agim Maloku.

Me këtë rast, anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku, në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe tek varri së bashku me familjarët e të ndjerit dhe anëtarët e LRF të Prizrenit.


Agim Maloku ishte futbollist i Lirisë në vitet e saj të lavdisë, si dhe kryetar i LRF të Prizrenit dhe anëtar i KE të FFK-së për shumë vjet.

Ndërkohë, edhe presidenti i FFK-së, ka kujtuar mikun dhe bashkëpunëtorin e kahershëm në botën e futbollit.

“Dy vjet më parë u nda nga ne, miku dhe kolegu ynë i respektuar, Agim Maloku, vetëm një vit pasi e finalizuam misionin për të qenë të barabartë me të gjitha shtetet në familjen e madhe të futbollit botëror”.

“Agimi u veçua si njëri nga punëtorët më të dalluar të sportit jo vetëm në Prizren, por në tërë Kosovën. Përveç që la gjurmë si futbollist me fanellën e Lirisë, ai, ishte gjithmonë afër futbollit dhe kontribuoi shumë me punën dhe idetë e tij edhe në zhvillimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren si dhe në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, duke qenë një punëtor i palodhshëm së bashku me pjesën tjetër të ekipit të FFK-së që e realizuam misionin e vështirë të anëtarësimit në UEFA e FIFA”.

“Përveç që e kisha emnak, me Agimin ishim të lidhur ngushtë si shokë të pandarë në shumë ngjarje të futbollit. Ishte optimist i madh për të ardhmen e ndritur të futbollit të Kosovës dhe e ëndërronte një sukses të madh për Kombëtaren tonë, gjë të cilën tashmë kemi filluar ta realizojmë. Agimin gjithmonë do ta kujtojmë si futbollist dhe punëtor të madh sportiv, i cili pa dyshim la zbrazësi të madhe jo vetëm në familjen e tij, por edhe në komunitetin e futbollit në Prizren e më gjerë”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori