LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Vjen balada “Pa asnjë dyshim” nga Leonora (Video)

Premierë: Vjen balada “Pa asnjë dyshim” nga Leonora (Video)

Leonora Jakupi ka publikuar videoklipin e këngës së re me titull “Pa asnjë dyshim”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja i kishte rrëfyer detajet e këngës së re, si dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar për këtë projekt të ri.


"Pa asnjë dyshim" Leonora Jakupi e veçantë edhe në klipin e ri, rrëfen detajet e baladës më të re të dashurisë (Video)
Lexo po ashtu "Pa asnjë dyshim" Leonora Jakupi e veçantë edhe në klipin e ri, rrëfen detajet e baladës më të re të dashurisë (Video)

Alfred Sula e ka bërë muzikën e kësaj kënge të prodhuar nga AS Recording Studio, ndërsa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi.

Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar baladë, Leonora e ka treguar tematikën që shtjellon kënga e saj e re.

“‘Pa asnjë dyshim’ është një baladë dashurie, e cila trajton temën e dashurisë, të rilindjes, ku mbase çdo femër mund ta gjejë ndoshta veten nga ndonjë përjetim personal”, është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar për Telegrafin, se videoklipi është xhiruar në Firence të Italisë. /Telegrafi/