LAJMI I FUNDIT:

Prej pranimit, Kosova kishte katër përzgjedhës – i pesti do të ketë punë shumë të vështirë

Prej pranimit, Kosova kishte katër përzgjedhës – i pesti do të ketë punë shumë të vështirë

Primoz Gliha nuk do të jetë më përzgjedhës i Kosovës, me slloveni që u largua pasi kontrata e tij me FFK-në ka përfunduar më mbylljen e këtij cikli eliminator.

Slloveni ishte i katërti që mori drejtorin drejtimin e Kosovës, pas pranimit, por që nuk arriti të bëjë realitet ‘ëndrrën’ atë të Euro 2024.


Dy përzgjedhës ishin në epokën e Fadil Vokrrit, dy të tjerë në epokën e Agim Ademit.

ChatGPT jep pesë sugjerime për postin e përzgjedhësit të Kosovës - secili më i dëshmuar se tjetri
Lexo po ashtu ChatGPT jep pesë sugjerime për postin e përzgjedhësit të Kosovës - secili më i dëshmuar se tjetri

Albert Bunjaki ishte i pari që drejtoi ‘Dardanët’, për një palë eliminatore, pasi që ishte në krye që nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Nën drejtimin e tij Kosova i zhvillonte ndeshjet në Shkodër, pasi në atë kohë nuk kishim as stadium të pranuar. Ky i fundit drejtoi Kosovën në 10 ndeshje, ku mori vetëm një barazim dhe nëntë humbje.

Pas tij në drejtimin e Kosovës, erdhi Bernard Challandes, apo përzgjedhësi më jetë gjatë në krye të Kosovës. Ai i drejtoi Dardanët për tri vite nga 2017 deri në 2020, ku kishte 37 ndeshja.

Zvicerani që iu afrua kualifikimit mori 16 fitore, 3 barazime dhe 13 humbje.

Pas tij ishte radha e francezit Alain Giresse, i cili ishte në krye të Kosovës për 14 ndeshje, me rezultate aspak të mira. 4 fitore, 6 barazime, 4 humbje ishte bilanci i tij.

Ai i nisi keq këto eliminatore për Euro 2024, duke marr vetëm tri pikë nga katër ndeshje, për tu shkarkuar pastaj.

I fundit në krye ishte Primoz Gliha, i cili edhe më parë e kishte drejtuar Kosovën në një ndeshje me Greqinë që u mbyll baras 0-0,

Ai në 6 ndeshje mori 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, për tu larguar sot.

Në deklaratën për media ku shkruhej se Gliha është larguar, nënvizohej fakti që tashmë ka filluar puna për të gjetur përzgjedhësin e ri.

Ky i radhës që do vije, me ambientin e krijuar, do të ketë shumë punë, por ajo kryesorja është kualifikimi i Kosovës në Kampionatin Botëror 2026. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori