LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e vëllazërores Shqipëri 2-1 Kosovë: Këndimi i himnit së bashku, festa e tri golave nga të gjithë jashtë fushës, thirrjet UÇK, UÇK dhe gjesti i mirë i Muriqit dhe Zhegrovës me tifozët e vegjël

Shqipëria ka pritur Kosovën në “Elbasan Arena” në ndeshjen vëllazërore, ku kuqezinjtë fituan me rezultat 2-1.

Një ndeshje pa shikues, me pak duele, por me shumë gjëra të bukura që ndodhën në fushë dhe jashtë saj.

Për Shqipërinë golat i shënuan Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, ndërsa për Kosovën shënoi Vedat Muriqi.

Redaksia e Telegrafit sikurse në çdo ndeshje të Kosovës, edhe nga kjo e fundit sjell disa nga prapaskenat më interesante që ndoshën, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Gypat e ujit kthehen në ‘dush’  për gazetarët

Kur futbollistët e futën në zhveshtore pas nxehjes, gypat e ujitjes u rikthyen në funksion. Gazetarët e transmetuesit të ndeshjes që ishin afër vijave, ‘fituan’ nga një ‘dush’  të ftohtë pa paralajmërim.

Himni Kombëtare këndohet nga të gjithë

Kur vije puna te Himni Kombëtare, atëherë nuk ka dilema. Lojtarët e Kosovës, sikurse ata të Shqipërisë, e kënduan me zë të lartë dhe plot pasion.

Foto e përbashkët e dy ekipeve para ndeshjes

Edhe pse COVID-19 po rrezikon edhe futbollistët, ata nuk hezituan që të bashkuar dhe me përqafime të bënin një foto të përbashkët para ndeshjes. Një kujtim i bukur për të gjithë.

Muharrem Sahiti në rolin e trajnerit

Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, e udhëhoqi skuadrën në këtë ndeshje, pasi Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Kjo ishte ndeshja e tij e parë pas asaj ndaj Letonisë e fituar me rezultat 4-3.

Tre golat e shënuar u duartrokitën nga të gjithë të pranishmit në stadium

Në ndeshje kishte tre gola dhe që të gjithë u duartrokitën nga ata që ishin në stadium. Me këtë u konfirmua që ishte një ndeshje vëllazërore.

Tifozët në banesa duke shikuar ndeshjen

Kjo ndeshje nuk mund të mos kishte tifozë dhe ata nga ballkonet e banesave përreth, bënin tifo. Nuk munguan thirrjet: “Kosova është zemra e Shqipërisë” dhe “UÇK, UÇK”.

Shkëndijat Rashkaj – Uzuni

Një goditje dënimi e bërë në mesfushë, bëri që të kishte përplasje mes Anel Rashkajt dhe Myrto Uzunit për top. Por kjo zgjati një sekondë, dhe të dy i dhanë dorën njëri – tjetrit.

Futbollistët e Kosovës ua plotësojnë dëshirën tifozëve të vegjël

Edhe pse në pandemi dhe gjithçka ishte e rrethuar me hekura, lojtarët si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Edon Zhegrova ua plotësuan dëshirën tifozëve të vegjël për foto. Ata i kishin pritur pas ndeshjes lojtarët tanë për foto.

Abrashi, Memushaj dhe Gjimshiti, stërvitje pas ndeshjes

Amir Abrashi, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti nuk luajtën në këtë ndeshje, por ata qëndruan në nxehje gjatë ndeshje edhe 20 minuta pas saj. Kjo treshe shumë e rëndësishme për Kombëtaren do të jenë gati për dy ndeshjet vendimtare në Ligën e Kombeve.

Vojvoda dhe Bekaj, po ashtu stërvitën pas ndeshjes

Pas ndeshjes në fushë për vrapim trajneri Muharrem Sahiti i nxori edhe Mërgim Vojvodën dhe Visar Bekajn. Ata bën disa vrapime.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori